Banorët e Krujës në protestë: Prej një viti jetojmë në çadra, rindërtimi nuk ka nisur…

0
108

Banorët e Krujës protestuan sot para bashkisë. Ata kërkojnë të dinë se kur do të nisë rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi siç shprehen, po bëhet gati një vit që jetojnë në çadra ose shtëpi që rrezikojnë të shemben.

Kruja është një prej bashkive më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku qindra familje humbën shtëpitë.

Në një vendim të korrikut, qeveria bëri të ditur se, ka alokuar 2 milionë euro për rindërtimin në Krujë, por ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e shtëpive dhe infrastrukturës shoqëruese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here