118 raste të reja me koronavirus, tre persona humbin jetën në 24 orë në Kosovë…

0
88

Gjatë 24 orëve të fundit 118 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe tre persona kanë humbur jetën në Kosovë.

IKSHPK njofton se tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv janë 1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK.

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuaRVE ME Covid ka shkuar në 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, mes të cilëve 656 persona kanë humbur jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here