Standard.al

“Person i padëshiruar”, firmoset urdhër-dëbimi për iranianin…

0

Ministria e Brendshme ka firmosur urdhër-dëbimin për iranianin Ehsan Bidi, pasi cilësohet si person i padëshiruar.

Iraniani Ehsat Bidi fillimisht do të dëbohej në gusht 2020, por Ministria e Brendshme u tërhoq nga vendimi.

Bidi dyshohet të jetë dezertor i muxhahedinëve, i dyshuar si agjent i inteligjencës iraniane, ndërsa ka ardhur në Shqipëri si pjesë e grupit të Muxhahedinëve, të mbërritur në kampin e Manzës përgjatë vitit 2013.

Ehsan Bidi u ndalua nga patrullat shqiptare pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.