Kryetarja e LSI në Durrës, Kuci: LSI do dalë forcë e parë në qytetin bregdetar. Në 25 prill mposhtim mafien rilindase të betonit dhe korrupsionit

0
168

 

Kryetarja e LSI-së në Durrës Kontjana Kuci flet në një intervistë për gazetën “standard” mbi përgatitje që po bën kjo forcë politike në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit. Po ashtu Kuci flet edhe për objektivat, ku nuk dyzohet të pohojë se LSI do të dalë forcë e parë në këto zgjedhje në qytetin bregdetar. Po ashtu ajo komenton edhe vendimet e veprimet e ndërmarra prej vitesh në këtë qytet nga ekzekutivi dhe vendori, ku pohon se Durrësi kontrollohet nga bandat dhe mafia.

 

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur prej kohesh përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Durrësi është një nga qarqet ku sfida elektorale do të jetë më e madhe. Në këtë qark, LSI ka zbuluar se fundmi edhe ekipin drejtues, ku verejme emra intelektualësh, juristësh, ekonomistësh e menaxherësh. Si e shihni sfiden qe ju pret ne zgjedhje? 

 

LSI Durrës po mirëpret dita-ditës shume intelektualë dhe figura me emër në qytet, sikurse edhe banorë të thjeshtë të cilët po i bashkohen familjes sonë për të larguar sektin e rilindjes dhe për t’i kthyer shpresën qytetit tonë. LSI është forca e ndryshimit dhe e integrimit ndaj familja jonë politike por rritet gjithnjë e më shumë me ritme të jashtëzakonshme duke sjellë kështu një fitore të sigurtë në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Misioni ynë është që ky qytet të mos jetë më i zuzarëve por qytetarëve, jo i mafias që e ka kontrolluar prej vitesh por i banorëve të thjeshtë të Durrësit. 25 prilli nuk është sfidë por një fakt. Fakt i pakthyeshëm i largimit të sektit të rilindjes. Fakt i pakthyeshëm i fitores së madhe që do nisë në Durrës. Do jetë Durrësi që do i japë mafias, betonit, korrupsionit, rilindjes, shuplakën më të madhe dhe historike me rezultatin më të thellë në 30 vitet e fundit.

 

 

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ne nje dalje publike ka pretenduar se kjo parti do te dale force e pare ne Durres. Ju qe njihni edhe nga afer terrenin, sa jane sipas jush shanset e realizimit te objektivi? 

 

LSI do dalë forcë e parë në Durrës. LSI do jetë shpresa e Durrësit në ndërtimin e së ardhmes së qytetit dhe vendit tonë. Familja jonë politike ka të rinje e të reja të arsimuar që refuzojnë të dëbohen nga Durrësi por punojnë që të largojnë sektin dashkeqës të rilindjes në menyrë që ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre. Kemi intelektualë, mjekë, inxhinierë, juristë dhe ekonomistët, ajo shtresë e mesme që rilindja e asgjesoi dhe e shtypi. I gjithë ky kapacitet njerëzor me kaq shumë vlera do jenë zëri i qytetarëve dhe kontribuesit e rëndësishëm në fitoren e madhe.

LSI është partia që lindi dhe punon për integrimin europian, rininë, biznesin dhe zhvillimin vendor dhe kombëtar, ndaj edhe Durrësi do e mbështesë LSI, sepse ne jemi partia e banorëve të Durrësit. Dhe me mbështetjen e madhe të qytetit tonë ne do arrijmë një rezultat spektakolar të paprecedentë në Durrës. Fitorja e madhe do jetë në Durrës. Ky nuk është parashikim parazgjedhor. Ky është një fakt.

 

 

Si i vleresoni vendimet dhe veprimet e ekzekutivit dhe vendorit per Durresin ne gjithe keto vite? Shpesh akuzohet per nje qytet ku mbizoteron bote e erret e krimit dhe betonit? 

 

Durrësi, qyteti i dytë më i rëndësishëm i vendit, në vend që të jetë qendra e zhvillimit është djepi i krimit. Durrësi kontrollohet nga bandat dhe mafia. Nga sekti i betonit dhe korrupsionit. Nga pak njerëz të lidhur ngushtë me ekzekutivin dhe me bashkinë. Emra që dihen nga çdo banor i Durrësit dhe që

përfliten në çdo tavolinë.

 

Teksa mafia ka vite që pasurohet me tendera ineceratorësh, kontrata korruptive në Portin e Durrësit, projekte abuzive me rrugët dhe me ndërtimet, banorët e thjeshtë janë në kushte të mjerueshme. Papunësia, varfëria, turizmi i rrënuar, largimi i rinisë, bizneset e mbyllura, dëmet e tërmetit dhe pandemisë, përmbytjet, janë problemet që hasin banorët çdo ditë.

 

Askush nuk i dëgjon banorët dhe kujdeset për shqetësimet e tyre. Qeveria dhe të emëruarit në krye të Bashkisë pasurojnë me miliona euro oligarkët e tyre të botës së krimit.  Por Durrësi ende ka shpresë. Dita e shpresës është 25 prilli ku ne do e largojmë mafian dhe sektin e rilindjes përgjithmonë nga qyteti ynë.

 

 

Po lidhur me ndihmat per te prekurit nga termeti, per te cilat qeveria pretendon se ka bere ate qe ka premtuar, ç’mund te na thoni. Situata ne terren eshte e njejte me ato çka deklaron qeveria?

 

Qeveria e propagandës bën vetëm propagandë. Madje edhe në krizat dhe fatkeqësitë më të mëdha ajo zhvat miliarda nga xhepat e familjeve të thjeshta. Vetëm për të fituar dhe abuzuar me rindërtimin ajo në menyrë selektive ka prishur pallate dhe objekte me qëllim përfitimi. Prishi shkollën e mesme Naim Frashëri pa patur dëmtime ndërkohë që janë 8 mijë familje që jetojnë në çadra e të pastrehë. Po harxhojnë me miliona euro për rrugë e sheshrrotullime të cilat zgjerohen e ngushtohen çdo vit vetëm me qëllimin për të pasuruar ata pak emra të krimit e të korrupsionit që fryhen me gjakun dhe mundin e familjeve të thjeshta të Durrësit.

 

Në listat e familjeve që kanë marë paratë e dëmeve nga tërmeti sheh se janë njerëz që punojnë në bashki apo të afërt me rilindjen.

 

Durrësi duhet t’i kthehet banorëve. Ndaj edhe me 25 prill të gjithë së bashku, përfshirë edhe socialistët e ndershëm, që nuk kanë asnjë lidhje me sektin e rilindjes, ta largojmë nga Durrësi dhe Shqipëria këtë të keqe të madhe dhe të nisim e të ndërtojmë të ardhmen dhe kemi një jetë më të mirë, një qytet më të banueshëm, një Shqipëri evropiane.

*Intervista u botua ne numrin e sotem te gazetes “STANDARD”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here