Problematike shpopullimi i vendit/ Kryemadhi me të rinjtë e LRI në Fier: Në fytyrat e tyre shikoje dhimbje e vuajtje…

0
98

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me të rinjtë e LRI-së në Fieri deklaroi se ky qytet ka burime të pasura njerëzore.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi theksoi se të rinjtë nga Fieri janë ndër studentët më të mirë. Mes të tjerash ajo tha se LSI-ja është partia që i ka hapur dyert të rinjve. Kryemadhi tha se problematike ngelet shpopullimi i vendit nga rinia.

“Në një moment çuditesh se sa besojnë të rinjtë dhe ndonjëherë mendoj se sa shumë të keq jemi treguar ne si politikanë. Se them dot për LSI, se ia hapi dyert të rinjve. Për hir të së vërtetës, Kejdi Mehmetaj, Floida, Brahimllari, janë ndodhur përballë sfidës dhe janë përballur. Një nga problematikat që ndjemë sot, ne ishim bashkë me Kejdin në Mbrostar, ku bëmë një takim me disa gra, ku në fytyrat e tyre shikoje dhimbje e vuajtje, ishte largimi i fëmijëve të tyre. Ata ishin larguar në emigracion prej 10 muajsh. Çdo dite e më shumë shpopullimi po vjen duke u bërë me ritme të larta. Kur pyesim se çfarë pune bëjnë atje, na thonë se punojnë në sera.”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here