Standard.al

Përplasja Rama–Meta/ Topi: Kryeministri përdor gjuhë vulgare e rrugësh, presidenti po tenton të ruajë ekuilibrat…

0

Ish-presidenti i vendit Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24”, i pyetur për debatet e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit  Ilir Meta, deklaroi se gjuha e kreut të qeverisë i duket vulgare.

Topi u shpreh se Meta nga ana tjetër tenton që të ruajë ekuilibrat, por e ka të vështirë, pasi Rama ka thuajse çdo pushtet sot.

“Përplasjet në politikë janë normale. me kalimin e viteve, është vulgarizuar gjuha për publikun. Ka pasur lider politik të ashpër, por nuk kanë përdorur gjuhë vulgare. Politika pranon pranimin e fakteve, pranon debatet e forta, por ka kaluar në vulgarizëm e gjitha. Ka 22 vjet që ka nisur vulgarizimi i gjuhës politike. Ka qenë viti 2000, kur Edi Rama ulëriste “Doktor Rrumpalla” etj.

Deri në atë kohë politika ka qenë e ashpër, është përdorur edhe arma në parlament, por fyerjet nisën në këtë vit. Sot pëlqehet më shumë ai që përdor gjuhë rruge. Replikat janë e marrëdhënies shkak – pasojë. Njeriu që ka përdorur gjuhë vulgare është Edi Rama. Meta ka një post, që ka kompetenca shumë të limituara. Kreu i shtetit tenton që të ekuilibrojë, por nga fuqia e madhe që ka Rama, është e pamundur që të bëjë balancim”, tha Topi.

Bamir Topi theksoi se sot në Shqipëri ka një hendek të madh mes propagandës që bën qeveria dhe halleve të vërteta të njerëzve.

Problemi është se çfarë mendohet në popull. Kjo është një histori, që nuk mund të shkojë më kështu. Pyetja është se çfarë mendojnë njerëzit. kryeministri ka për detyrë t’ju thotë njerëzve se çfarë ka premtuar e se çfarë ka bërë, kurse opozita duhet të thotë çfarë vizioni ka për qeverisjen.

Edi Rama bën komunikime të përgatitura dhe i stis sikur janë normale, por në fakt është regji, është çdo gjë e përgatitur në detaj, kemi të bëjmë me propagandë”, u shpreh Topi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.