Standard.al

Kryemadhi ndan shqetësimin e disa grave në Fier: Pas 25 prillit do t’i zgjidhim bashkë…

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një vizite në Vërri të Fierit ka zhvilluar një takim me disa gra.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kryemadhi theksoi se papunësia, mungesa e sigurisë për jetën dhe shëndetin, ishin shqetësime therëse të këtyre zonjave që pas 25 prillit do t’i zgjidhim së bashku, me angazhimin e plotë timin dhe të ekipit të LSI-së.

MESAZHI I KRYEMADHIT

Lena është një grua punëtore e Vërrisë të Fierit që mban familjen me angazhimin modest në blegtori. Kisha kënaqësinë ta takoja bashkë me mikeshat e saj sot dhe të ndjeja mikëpritjen e veçantë të grave të kësaj zone bujqësore kaq pjellore, me njerëz të zellshëm për punë por që shkatërrimi i Rilindjes në pushtet po i varfëron dita ditës.

Papunësia, mungesa e sigurisë për jetën dhe shëndetin, që është shtuar me projektin e inceneratorit korrupiv të mbetjeve si dhe venitja e shpresës tek brezi i ri për ndërtimin e të ardhmes në vend, ishin shqetësime therëse të këtyre zonjave që pas 25 prillit do t’i zgjidhim sëbashku, me angazhimin e plotë timin dhe të ekipit të LSI-së.

Zotër të Fierit do jenë vetë banorët e tij dhe Shqipëria do bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.