Standard.al

Kryemadhi me gratë naftëtare në grevën e urisë: Pozicioni juaj si djegia e mandateve tona…

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar takim me gratë naftëtare që po vijojnë grevën e urisë në ditën e tretë të saj. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi e krahasoi pozitën e naftëtarëve me atë të opozitës kur vendosi të djegë mandatet, me argumentin se kjo është forma e vetme që të dëgjohen.

Kryemadhi theksoi se tashmë problemi që duhet zgjidhur nuk është vetëm çështja e pagave të prapambetura, por vazhdimësia e punës në rafineri, të cilin e quajti kusht të panegociueshëm.

Kryemadhi: Ne që të vijmë këtu duhet të bëjmë. Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë.

Naftëtarja: Unë e kam thënë 100 herë. Tani të bie detyra si grua. Ne jemi të shkolluara enkas për naftën. Mami i Kejdit i di mirë këto se ka punuar te kjo uzinë me ne.

Kryemadhi: Unë po e studioj këtë si histori. Që ku nisi protesta për Poçemin. Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Problemi është se e kemi diskutuar edhe me Kejdin që është gocë Mallakastre. Zonjat e Fierit do të vijnë në Tiranë për shkak të lëvizjeve sociale.

Naftëtarja: Unë dua të ha nuk dua tesë partie.Sot diskutohet buka. Kemi punuar 30 vite në arin e zi. Ne kemi naftën dhe e shesim ndërkohë që e gjithë bota lufton për ta.

Naftëtarja: Ne jemi në një muaj shumë të dhimbshëm, në muajin e kancerit të gjirit te gratë. Këtu mes nesh ka gra me këto probleme. E mendoni se çfarë sakrifice po bëjmë. Të lëmë politikën me një anë. T’i japin një zgjidhje kësaj. Nuk është koha të gjejmë kush e bëri gropën por të gjejmë në zgjidhje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.