Inceneratori i Fierit, reagon gazetarja: Nuk ekziston asnjë punonjës! Kompania ka marrë paratë nga shteti…

0
140

Gazetarja Ornela Liperi, e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” tha se në inceneratorin e Fierit nuk ekziston asnjë punonjës, madje as edhe një administrator.

Liperi tha se kjo provohet nga dokumentet zyrtare. “Nuk e kuptoj se si mund të pretendohet se inceneratori është në punë kur s´ka të siguruar asnjë punonjës. Nuk figuron asnjë punonjës, as administratori. Atëherë kush punon, përderisa thuhet se inceneratori është në punë dhe janë paguar miliona euro”, tha gazetarja.

Në emisionin Zonë e Lirë është i ftuar kreu demokrat, Lulzim Basha, i cili tha se për inceneratorët janë paguar 75 mln euro, ndërsa theksoi se minimalisht do të paguhen nga taksat e shqiptarëve 750 mln euro.

Liperi tha se kompania është në hetim nga prokuroria, ndërsa i ka përfituar paratë nga shteti përmes faturave fallse.

“Kompania nuk i është përmbajtur kontratave, pagesat janë bërë 750 mln lekë në vit për vetëm 1 kompani. Po marr inceneratorin e Fierit, ka marrë 750 mln lekë, ka të ardhura 900 mln lekë dhe shpenzime zero. Nuk arrij ta kuptoj që një kompani që ka bërë gjithë këtë investim ka 0 punonjës, nuk e di si është audituar ai bilanc. Kompania ka marrë fatura fallse dhe në 2018 është një nga kompanitë që ka përfituar nga TVSH. Kompania ka marrë paratë nga shteti dhe kjo është një pikë e errët”, tha Liperi.

Sipas saj, edhe robotë të kishte kompania, duhej të kishte një administrator të regjistruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here