Standard.al

Dietat dhe regjimi ushqimor, nga mjeke endokrinologe…

0

Steatohepatiti jo alkoolik dhe regjimi ushqimor nga DSHM.

Nga Irgen Tafaj, mjeke Endokrinologe, QSUNT.

Vitet e fundit jemi deshmitare te nje transformimi rrenjesor te ushqimit dhe te menyres se te ushqyerit si pasoje e urbanizimit dhe rritjes se te ardhurave.

Shoqerite ne mbare boten kane kaluar nga nje ushqim bazuar ne produktet sezonale, kryesisht bimore dhe te pasura ne fibra, drejt nje ushqimi me permbajtje te madhe kalorish, te pasur me karbohidrate, yndyrna, kripe apo drejt mishit dhe produkteve te tjera shtazore. Ne shtepi gatuhet gjithmone e me pak dhe konsumatoret, vecanerisht ne zonat urbane, konsumojne gjithmone e me shume fast food-e apo pjata te paragatuara.

Kjo menyre e te ushqyerit dhe jeta sedentare kane shkaktuar nje rritje te rendesishme te obezitetit, jo vetem ne vendet e zhvilluara, por dhe ne ato ne zhvillim, duke cuar ne bashkekzistencen e urise dhe obezitetit. Aktualisht, me shume se 672 milion adulte dhe 124 milion femije-adoleshente (5-19 vjec) jane obeze dhe me shume se 40 milion femije me te vegjel se 5 vjec jane mbipeshe.

Menyra e keqe e te ushqyerit eshte nje nga shkaqet kryesore te vdekshmerise ne bote, nga semundje jo infektive, bashke me semundjet kardiovaskulare, diabetin dhe disa semundje malinje.

Nje e pesta e vdekjeve ne bote i atribuohen problemeve te te ushqyerit duke rritur peshen mbi buxhetin dedikuar shendetit ne rreth 2000 miliard dollare/vit.
Impakti i drejtperdrejte i ndryshimeve negative ne menyren e te ushqyerit dhe obezitetit manifestohet me semundjen e steatozes jo alkoolike te melcise (NAFLD*) dhe steatohepatitin jo alkoolik (NASH**).

Ne vitet ne vazhdim NAFLD pritet te jete shkaktari kryesor i fazes terminale te semundjes kronike te melcise, cirrozes hepatike. Paraqitjet klinike te saj mund jene nga steatoza hepatike ne steatohepatitin alkoolik apo ne cirrozen hepatike dhe komplikacionet e saj.

Mekanizmi i shfaqjes se NAFLD eshte i lidhur me kalimin e acideve yndyrore te lira nga indi adipoz drejt heparit dhe stokimin e tyre ne hepatocite, si pasoje e te cilit nxitet procesi oksidativ, toksiciteti mitokondrial dhe me pas shkaterrimi qelizor.

Trajtimi parandalues i NAFLD qendron ne korrigjimin e faktoreve te sindromit metabolik, si: mbipesha, dyslipidemia, HTA, diabeti i tipit 2; ne perdorimin e pre/probiotikeve; ne ndalimin e plote te konsumit te alkoolit dhe duhanit.

Nderkohe trajtimi i te semureve me NASH dhe fibroze hepatike duhet filluar pa hezitim.

Modifikimi i stilit te jetes eshte hapi i pare qe duhet ndermarre ne trajtimin e NAFLD. Aktiviteti fizik i vetem eshte pare se nuk ka efekt mbi lezionet histologjike te NASH.

Nderkohe renia ne peshe si pasoje e kombinimit te aktivitetit fizik dhe regjimit ushqimor, eshte vertetuar se ka nje efekt te rendesishem mbi steatozen dhe gravitetin e NASH.

Baza e dietes ne NASH jane ushqimet e ekuilibruara, hypokalorike, hypolipidike, dhe hypoglucidike ne rast te bashkekzistences se diabetit.

Ushqimet me indeks glucidik te larte (sheqeri, cerealet e perpunuara, buka, orizi, patatet) duhet te limitohen dhe te favorizohen cerealet integrale, perimet, frutat.

Ky regjim ushqimor mundeson uljen e sekretimit insulinik post prandial, si dhe uljen e sintezes dhe depozitimit te lipideve intrahepatike. Ndersa ushqimet e pasura ne acide yndyrore te saturuara konsiderohen faktor risku dhe ato te pasura me yndyrna te pa saturuara konsiderohen me efekt pozitiv, mbi ushqimet e varfera ne kolesterol ka te dhena kontradiktore.

Dieta mesdhetare i pergjigjet me se miri objektivave te mesiperm. Ajo pergjithesisht permban: fruta, perime, arra, farera, vaj ulliri, konsum te moderuar te produkteve te qumeshtit, peshk, pak mish dhe 1-2 gota vere ne dite.

Studimet tregojne se dieta mesdhetare dhe perberesit e saj kane efekt anti-inflamator dhe antioksidant, cfare shpjegon pjeserisht efektin mbrojtes te kesaj diete ne NASH.

Dietat jo te balancuara ne sasine e proteinave, lipideve dhe karbohidrateve qe permbajne, jane te destinuara te deshtojne dhe per kete arsye keshillimi dietetik i personalizuar eshte teper i rendesishem. Pavarsisht kesaj studimet tregojne se vetem 10 % e te semureve humbin peshe ne menyre te qendrueshme. Ne rast deshtimi mund te tentohen dieta teper te varfera ne kalori (<500Kcal/dite), te cilat kryhen ne kushte spitalore. Edhe ne kete lloj trajtimi, studimet e pakta te kryera tregojne se 1/3-1/2 e te semureve rimarrin kilogramet e humbur ne 2-3 vitet ne vijim.

Per pasoje, trajtimi i NASH konsiston ne nje ndryshim rrenjesor te menyres se jeteses dhe ne renien ne peshe, objektiva keta jo te lehte per t’u arritur ne praktiken e perditeshme. Trajtimi medikamentoz me molekula te reja eshte akoma ne studim.

Kirurgjia bariatrike duhet ende te validohet ne obezitetin morbid te komplikuar me NASH, ndonese, ajo duhet te merret ne konsiderate ne rast deshtimi terapeutik edhe ne kete rast specifik.

Ne mungese te nje “pilule magjike” dhe bazuar ne karakterin multifaktorial te NASH, trajtimi i tij duhet te jete individual dhe te ndertohet bazuar mbi profilin e te semurit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.