Akti terr*rist, mësuesit i historisë vritet në Francë pasi tregoi karikaturat e profetit Muhamed

0
110

TERRORIZMI – Një mësuesi të historisë dhe gjeografisë iu pre koka këtë pasdite në Conflans-Sainte-Honorine. Autori i dyshuar u qëllua për vdekje nga policia në qytetin afër Eragny.

Pergatiti, Hamza HATIKA

Skena horror këtë të Premte në kufijtë e Yvelines dhe Val-d’Oise.

Një mësuesi të historisë dhe gjeografisë iu pre koka në fund të pasdites në Conflans-Sainte-Honorine (Yvelines) para se policia të vriste sulmuesin e tij të dyshuar në qytetin fqinj Eragny (Val-d’Oise) .

Prokuroria anti-terrorizëm mori këto fakte të cilat ndodhën rreth orës 5 pasdite pranë një shkolle.

Presidenti Francez, Emanuel Macron u shpreh direkt pas vizites në terren se; “Një nga bashkëqytetarët tanë u vra sot sepse po jepte mësim, sepse po u mësonte studentëve lirinë e shprehjes, lirinë e besimit dhe për ata që nuk besojnë.

Bashkatdhetari ynë u sulmua nga një frikacak, ai ishte viktimë e një sulmi terrorist islamik të karakterizuar “, tha Emmanuel Macron para kolegjit, Bois d’Aulne të Premten në mbrëmje.

Pasi u drejtoi një mesazh të afërmve të viktimës, si dhe kolegëve të tij, ai përshëndeti drejtorin e institucionit “i cili mbajti të gjitha presionet gjatë situatës dhe e ushtroi profesionin e tij denjësisht!

Ai e bëri detyrën e tij me një përkushtim të jashtëzakonshëm.

Presidenti Macron, gjithashtu iu drejtua të gjithë mësuesve në Francë për t’u thënë atyre “se Kombi Francez do të jetë pranë tyre sot, nesër e gjithë jetën për t’i mbrojtur ata, si edhe për ti lejuar ata të bëjnë punën e tyre që është më e bukura, si qytetarë të lirë “.

Presidenti nënvizoi se beteja e Republikës ishte me të vërtetë ajo e “formimit dhe edukimit të fëmijëve tanë, si edhe të atyreve nga prej ata vijnë, pavarësisht nëse besojnë apo nuk besojnë në zot, pavarësisht nga feja e tyre, të jenë qytetarë të lirë”.

“Kjo betejë është e jona dhe ajo është ekzistenciale”.

Presidenti Emmanuel Macron më pas përgëzoi për ”guximin e jashtëzakonshëm” të të gjithë policisë.

Më në fund, ai thirri me një zë të vendosur e me zemërim, për unitetin e francezëve dhe ritheksoi se “të gjithë ne do të duhet të bashkohemi edhe më fort…

Ata nuk do të kalojnë”.

“Obscurantism dhe dhuna nuk shkon me të e nuk do të fitojë, ata nuk do të na ndajnë dot.”

https://www.lci.fr/police/en-direct-professeur-decapite-a-conflans-sainte-honorine-on-a-voulu-abattre-la-republique-reagit-emmanuel-macron-la-video-2167502.html

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here