Standard.al

Zef Preçi: Shqipëria në krizë prej keqqeverisjes! Inceneratorët subjekt i SPAK

0

I ftuar në Intervistën e Ditës në SYRI TV përballë moderatores Armela Ferko ishte eksperti i ekonomisë Zef Preçi, ku temë e diskutimit ka qënë abuzimet me inceneratorët, hetimet e SPAK, si dhe situata ekonomike në Shqipëri në kohë panedemie.

Moderatorja Ferko iu referuar paralajmërimeve të ndërkombëtarëve, ku një artikull I është shkruar mbi parashikimet e FMN-së, se qeveria shqiptare e ka rritur borxhin në 82 %, por Rama ka patur reagim krejtëësisht të ndryshëm nga ky parashikim.

Ku po shkon ekonomia shqiptare?

‘Këto zhvillime të pritshme pasi pasqyrojneë problmet e lidhura me keqqeverisjen, borxhin publik dhe problemet me sektorin informal të ekonomisë i cili është rritur më tej vitet e fundit. Rrënia ekonomike pasqyron keqqevrisjen paralelisht shumë vjecare dhe krizën e krijuar nga tërmeti dhe pandemia e Covid-19. Të tria së bashku, kërkojnë të paktën tre vjet të punojnë për të qënë si vitin e viti të kaluar. Rënia ekonomike është serioze pasi parashikohet që në GDP e 2020 pritet të mugojnë 1 mld dollar amerikan. Humbja e vendeve të punës është evidente humbjae tregjeve të eksportit dhe pamundeësia e adminitratës tatimore për të mbledhur taksat’, ka komentuar eksperti Preçi.

Lidhur me hetimet dhe abuzimet me incineratorët në vend, Preçi tha seka shumë raporte edhe nga KLSH është e cuditshme sesi nuk po sqarohen dhe ndëshkohen përgjegjësit.

Duke iu referuar Ministrisë së Financave, inceneratori i Tiranës dhe ai i Fierit kanë dështuar në realizimin e investimeve gjatë 2018- 19 në dy projekte që kanë ngritur shqetësim në Bruksel.

Preçi ka theksuar se duhen hetuar paratë e lëvruara nga institucionet shtetërore nga ky investim duhet të jetë subjekt i Prokurorisë dhe SPAK të hetojnë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.