Standard.al

“Si e shantazhoi gazetari, deputetin e PS”, Zëdhënësi i Metës: Horrat e mafies së inceneratorëve asgjë s’i shpëton nga burgu

0

Zëdhënësi i Presidenti të Republikës, ka publikuar detaje për shtantazhin që një gazetar ka bërë ndaj një deputeti të Partisë Socialiste. I njëjti gazetar sot është pjesë e sulmeve që bëhen ndaj kreut të shtetit duke fabrikuar lajme.

Duke i cilësuar sulmet si produkt të interesave okulte, Blushi shprehet se kreu i shtetit do të bëjë transparencën e plotë për qytetarët.

Qëndrimi i plotë

Në një e-mail drejtuar një deputeti të PS, për të ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme pranë Drejtores së Arsimit të Kamzës, Doçi i Malavitës shkruan:

“…Babai ka qënë 25 vjet sekretar partie. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh ka qenë dhe është komisioner i PS në komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet që mbështesim PS. Nejse, tani nuk më intereson më emërimi i bashkëshortes time. Dua t’ju tregoj shqipëtarëve për dallaveret , që janë bërë brenda dhe jashtë zyrës tënde. Po e kam personale me ty. Dhe jam i vendosur të vijoj.”
E filluam me këtë email, si një provë të parë dhe të mjaftueshme momentalisht, pa u shtruar nevoja për të tjera, për t’u treguar se çfarë fytyrë Doçi përdor sot Malavita për të fabrikuar lajme të rreme. Asgjë nuk e shpëton aferën e zezë të inceneratorëve të zinj nga hetimi, ndëshkimi dhe hakmarrja e popullit shqiptar për bandën që tallet me qindra milionë euro të vjedhura e të çuara në kompanitë guaska në off shore.
Burgu nuk është premtim por fati më i mirë që i pret këta horra ndërkohë që dhjetëra shqiptarë po humbin jetën nga keqmenaxhimi i pandemisë dhe mungesa e mbështetjes së domosdoshme. Janë të pashpresa portalet dhe mediat e Rilindjes që punojnë në të zezë të shmangin vëmendjen nga kjo aferë e tmerrshme duke shpikur shpifje për Presidentin.
Të hënën gati në konferencën e shtypit. Tani çdo të hënë dhe çdo të premte konferenca shtypi për të thelluar transparencën me qytetarët!
ORA E PËRBALLJES PO AFRON!
*Zedhenes i Presidentit te Republikes

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.