Standard.al

Basha, kryetarit të SPAK: Prononcohu publikisht për aferën e inceneratorëve

0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të intensifikojë hetimet për aferën e inceneratorëve duke kërkuar nga kreu i saj transparencë në lidhje me këtë process.

Kryetarit SPAK, prokurorit Arben Kraja I kërkoj të prononcohet publikisht në cilin stad ndodhen hetimet për aferën e inceneratorët.

Në daljen para medias nga selia e PD, kreu i opozitës renditi edhe njëherë një sërë shkeljesh të evidentuara me ato që i cilësoi miliona euro të dhëna nga buxheti i shtetit për bosët e inceneratorëve që ende nuk janë funksionalë.

Një ditë para se të merrte koncesionin është regjistruar kompania. Në rastin e Tiranës asnjë përvojë në fushën e administrimit të mbetjeve. Ndërsa në rastin e Fierit është regjistruar bashkë me një kompani italiane me menaxhimin e mbetjeve dhe sapo ka marrë tenderin ia ka blerë kuotat kompanisë italiane për 20 mijë lekë. Kanë nxjerrë italianin jashtë dhe ka prapë I njëjti person me zinxhir kompanish guaska fiskale”

Basha akuzoi qeverinë se ka braktisur qytetarët, mjekët, infermierët dhe bizneset duke i lënë pa ndihmë në mes të pandemisë.

“Është kthyer në një qeveri gjobëvënëse. Gjoba për qytetarët, gjoba për bizneset. Një herë nxjerr blindat për të luftuar covidin tani fshihet pas maskave.”

Kryedemokrati tha se në ndryshim nga gjithë vendet e rajonit, qeveria anuloi paketën e tretë të ndihmës edhe pse e pati premtuar publikisht atë. “Paketa e tretë nuk u bë kurrë realiet, vendet e tjera kanë prezantuar paketën e katërt”.

Pas konferences për mediat të kreut të opozitë, akzuat u zhvendosen ne rrjetet sociale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.