Basha e paralajmëroi, javën e ardhshme zyrtarizohet largimi i kryebashkiakes së Durrësit

0
94

Burime për A2 kanë konfirmuar largimin nga detyra të kryetares së komanduar në detyrë të Bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Largimi do të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe pritet të komandohet në këtë detyrë një tjetër emër, ai i Milva Ekonomit.

Nuk jepen detaje për arsyen e largimit.

Në konferencën për shtyp para gazetarëve, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se Milva Ekonomi do të dërgohej në Durrës nga Rama për të firmosur për inceneratorët.

Ndërkohë, në vazhdën e ndryshimeve të drejtuesve, janë përfshirë dhe drejtoritë rajonale, që deri më tani është konkretizuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Postës, Drejtorisë së Arsimit parauniversitar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here