‘5 Qershori’/ Meta: Do i jap edhe një mundësi Parlamentit njëpartiak

0
110

Presidenti Ilir Meta teksa ka pritur ambasadoren franceze Christina Vasak në përfundim të mandatit të saj ka folur sërish për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe marrëveshjen e 5 qershorit.

Sa i përket kësaj të fundit, Meta shkruan se do i japë edhe një mundësi të fundit parlamentit njëpartiak ta respektojë pas kërkesës publike të PPE

STATUSI NGA ILIR META

Me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri, prita në një takim, Ambasadoren e Francës, Sh.S.Znj Christina Vasak.

Vlerësova rolin e saj aktiv për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë.

Duke e falenderuar për kontributin thelbësor të Francës në avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, konfirmova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit është një mundësi historike për vendin tonë.

Theksova se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit.

Por unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane.

Shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t’i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në Shqipëri, si dhe do të rrisë interesimin për prani më të madhe ekonomike të Francës në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here