Rama i papërgatitur, zihet ngusht nga gazetari për shifrat e rindërtimit nga tërmeti: Nuk jam i përgatitur…

0
94

Kryeministri Edi Rama është gjetur i papërgatitur për shifrat e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të një viti më parë. Shkullaku tha se shifrat nuk janë të botuara askund, pasi sipas tij janë shumë të ulta.

Ndërkohë kryeministri mbeti pa fjalë pasi nuk ishte në gjendje që të kthentë përgjigje për shifrat e rindërtimit.

Shkullaku: Sa para keni shpenzuar deri tani për rindërtimin nga tërmeti. Nuk e dimë sesa keni bërë?

Rama: Të gjitha janë kantier. Nuk ka asnjë kantier që ka përfunduar. Shifrat janë përdëitësuar çdo ditë.

Shkullaku: Nuk gjendet në asnjë tabelë fiskale që publikon MF. Shifrat e realizimit janë shumë pak, na thoni se pse nuk gjendet. Nuk e dimë z. Rama se sa janë shpenzuar deri tani? Pse është sekret

Rama: Nuk jam në këtë moment i përgatitur sesa para janë sot të realizuara.

Shkullaku: Është shumë e ulët dhe nuk e publikojnë.

Më ndihmën e një personi nga jashtë Rama ju përgjigj Shkullakut, se janë 20 miliardë në projekte 7 miliardë në grant

Rama: Janë 20 miliardë në projekte 7 miliardë në grant! Shkullaku: Realizimi faktik në terren është ! Ok e kemi të regjistruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here