Pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë sesa burrat?

0
82

Sipas një studimi të kryer nga studiuesit në ‘Universitetin Duke’, rezulton se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat.

Studimi shqyrtoi 210 burra dhe gra të moshës së mesme dhe zbuloi se gratë vuanin nga probleme më të mëdha shëndetësore nga mungesa e gjumit sesa burrat.

“Ne zbuluam se për gratë, gjumi i dobët shoqërohet me nivele të larta shqetësimi psikologjik dhe ndjenja më të mëdha armiqësie, depresioni dhe zemërimi. Në të kundërt, këto ndjenja nuk shoqëroheshin me të njëjtën shkallë të ndërprerjes së gjumit tek burrat”, – thotë Edward Suarez , një profesor i asociuar në departamentin e psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në ‘Duke’ dhe drejtuesi autor i studimit.

Ekspertë të tjerë të gjumit pajtohen me këtë rezultat.

“Një nga funksionet kryesore të gjumit është të lejojë trurin të rikuperohet dhe të rregullohet vetë”, thotë profesor Jim Horne , drejtor i Qendrës Kërkimore të Gjumit në Universitetin Loughborough dhe autor i “Sleepfaring: Një Udhëtim Nëpër Shkencën e Gjumit”.

“Gjatë gjumit të thellë,” vazhdon ai, ” pjesa e trurit përgjegjëse për kujtesën e mendimit, gjuhën, dhe kështu me radhë, shkëputet nga shqisat dhe shkon në modalitetin e rimëkëmbjes. Sa më shumë nga truri juaj të përdorni gjatë ditën, më shumë nga ajo që duhet të rikuperohet dhe rrjedhimisht, më shumë gjumë keni nevojë. Gratë priren të bëjnë shumë detyra dhe kështu, ata përdorin më shumë nga truri i tyre aktual sesa burrat. Për shkak të kësaj, nevoja për gjumë është më e madhe “.

Pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë sesa burrat?

“Kjo sepse truri i grave është i lidhur ndryshe nga ai i burrave dhe është më kompleks, kështu që nevoja e tyre për gjumë do të jetë pak më e madhe. Mesatarja është 20 minuta më shumë, por disa grave mund t’u duhet pak më shumë ose më pak se kjo.”

Pra, në mënyra të ndryshme, truri i grave është më kompleks sesa ai i  meshkujve, dhe për këtë arsye gratë kanë nevojë për më shumë kohë për t’u çlodhur dhe për t’u rikuperuar brenda natës.

 

Image

Burimi: Your Tango

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here