“Pasiguri për të nesërmen”, Xhixho: Ka vetëm një zgjidhje ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë, të ndëshkojmë me votë më 25 Prill

0
100

Ish deputetja e LSI Erisa Xhixho, ka ndare ne Facebook disa foto nga takimi me gratë e njesisë nr.1 te kryeqytetit.

Xhixho shkruan se pasiguria për të nesërmen është plaga më e madhe për to, por zgjidhja per te ndryshuar te ardhmen e vendit eshte vetem shuplaka ndaj qeverise me ane te votes me 25 prill.

Postimi i plotë:

Me gratë e njesisë nr.1 kalova një pasdite ku ndanë me mua shqetësimet e tyre.
Pasiguria për të nesërmen është plaga më e madhe për to, janë të shqetësuara për punësimin e tyre , për arsimimin e fëmijëve dhe pamundësinë e pasjes së një vendi pune nesër.
Po frika më e madhe mbetet emigrimi i të rinjve .

Na duhet të ribejmë shtetin ,zhvillojmë ekonominë duke e çliruar nga oligarkët, mbështesim me buxhet arsimin dhe lidhjen e tij me tregun e punës . E mbi të gjitha të ndalojmë shpopullimin që po i bëhet vendit e të rikthejmë të rinjtë në vendlindje.??

Ka vetëm një zgjidhje ta bëjmë serish Shqipërinë shtëpinë tonë më 25 Prill dhe të ndëshkojmë me votë modelin më të keq qeverisës që kanë njohur shqiptarët.

Fotografia e Erisa Xhixho
Fotografia e Erisa Xhixho
Fotografia e Erisa Xhixho
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here