OBSH: Të rinjtë nuk do vaksinohen deri në vitin 2022

0
124

Kryeshkencëtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan deklaroi se pavarësisht përpjekjeve globale për një vaksinë kundër koronavirusit, një vaksinim masiv nuk ka gjasa të ndodhë shpejt.

Ajo tha se kur të nisë vaksinimi, të parët në radhë do jenë bluzat e bardha.

“Personat e rinj dhe të shëndetshëm duhet të presin deri në vitin 2022,” tha ajo.
Për momentin studimet për dy vaksinat kryesore janë pezulluar për shkaqe sigurie.

Zyrtarja e OBSH tha se shtimi i rasteve në Europë do të reflektohet më vonë te numri i viktimave.

Deri më tani, 38 milionë njerëz janë infektuar nga virusi dhe mbi 1.1 milionë kanë humbur jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here