U infektua me Covid-19 një pjestar i stafit, mbyllet ambasada shqiptare në Romë

0
121

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka pezulluar punën sepse një pjestar i stafi ka rezultuar pozitiv me Covid -19.

Në njoftim thuhet që ambjentet e ambasadës do të dezifiktohen dhe do të këtë një njoftim të dytë për rifillimin e punes.

Njoftimi i plotë:

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë.

Brenda ditës së enjte do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve. Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj. Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt” – thuhet në njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here