Studimi: Një në tetë persona beson se koronavirusi është një trillim

0
90

Teoritë e konspiracionit rreth koronavirusit kanë bindur një numër të konsiderueshëm personash, sipas shifrave të publikuara.

Rreth një në tetë persona besojnë se pandemia është pjesë e një përpjekje globale për të detyruar njerëzit të bëjnë vaksinimet. Ndërsa një në 12 mendon se rrjeti i telefonisë celulare 5G mund t’i ekspozojë akoma më shumë njerëzit ndaj infektimit me Covid-19.

Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit anketuan njerëz nga e gjithë bota për qëndrimet e tyre ndaj dezinformimit.

Mes më shumë se 2,000 britanikëve, rreth një në pesë thanë se nuk do ta bënin vaksinën për Covid dhe pothuajse 16 përqind nuk do t’ia rekomandonin vaksinimin e një miku që bën pjesë në kategorinë e të cënuarve. Studimi në fjalë u botua në revistën Royal Science Open Science.

Dr. Sander van der Linden, bashkë-autor i studimit dhe drejtor i Laboratorit Social-Marrjes së Vendimeve në Kembrixh, tha: “Disa pretendime të gabuara të informacionit shihen vazhdimisht si të besueshme nga pjesë të konsiderueshme e publikut. Ne gjejmë një lidhje të qartë mes besimit të komploteve të koronavirusit dhe hezitimit rreth çdo vaksine në të ardhmen.”

Sipas tij, të moshuarit kanë më pak gjasa të besojnë në mitet e koronavirusit, ndërsa ata që kanë gjetur informacionin e tyre në mediat sociale ka më shumë të ngjarë t’i besojnë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here