Akuza e fortë e Kryemadhit: Gjyqet e humbura në arbitrazh të qëllimshme, paratë ndahen me familjarët e Edi Ramës

0
107

Duke folur mbi disa nga proceset gjyqësore të humbura në arbitrazh nga Shqipëria në Fax News Monika Kryemadhi u shpreh se humbja e atyre është bërë me qëllim. Në të gjitha këto procese bashkëpunëtor është Edi Rama pasi ai ka dijeni për gjithçka ka ndodhur. Por kryetarja e LSI garantoi se të gjithë do të përgjigjen para ligjit.

Shqipërinë z. Rama gati e ka shitur, e ka bërë PPP, e ka bërë inceneratorë, kudo që të shkosh gjithçka është e shitur apo e privatizuar…

Do shkojë haku te i zoti, sepse çdo gjë që ai ka bërë e ka bërë në mënyrë të paligjshme, e ka bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe për herë të parë do të ketë njerëz që do ta paguajnë me lirinë e tyre.

Ju kur të vini në pushtet do të kenë disa fatura të kripura, sepse janë disa gjyqe të cilat Edi Rama i ka humbur, disa të tjera janë në proces…

Për një gjë jam e bindur që gjyqet që ka humbur Edi Rama, janë humbur në bashkëpunim me Edi Ramën dhe janë fatura të cilat jam e bindur se kompanitë që kanë fituar gjyqet nuk kanë për të marrë as 1/10-n e tyre dhe 90 për qind e parave të cilat bëhet sikur do të merren nga kompanitë e arbitrazhit do të ishin para që do të ndaheshin midis Edi Ramës dhe familjarëve të tij. Mjafton të shkosh në zyrat e arbitrazhit ndërkombëtar dhe të shikosh se si është bërë kjo procedurë dhe familjarët e tij të përfshirë në këto kompani. Kështu që do të tërhiqen të gjitha kompanitë që kanë hyrë në këtë allishverish me Edi Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here