Tupja: Lufta e ashpër që bëhet për pushtet, sikur jemi i vetmi vend afrikan i Evropës

0
134

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, shkrimtari Edmond Tupja u shpreh se  vendi ynë me luftën e tij politike, i përngjas një vendi afrikan.

Tupja: Kjo luftë e ashpër që bëhet për pushtet më bën të mendoj se ne jemi i vetmi vend afrikan i Evropës. Në Afrikë, para disa vitesh çfarë nuk bëni presidentët. Shumë prej tyre kërkonin një mandat të tretë. Për një kryeministër apo president një mandat i tretë është i tepër. Kur bën përpjekje për të mbijetuar, aty bëhesh tragjiko-komik.

Partitë kryesore në vend, PD dhe PSD. Kërkojnë që t’i tërheqin të rinjtë. Unë kam besim që ndonjë ditë do të spikasë dikush. Mua më pëlqeu lëvizja studentore, por ishin të copëzuar. Ajo lëvizje detyroi që kryeministri të thoshte se donte të bashkohej me ta.

Unë mendoj se artistët në politikë futen se u mungon diçka. Unë nuk e imagjinojë dot një artist deputet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here