Riktheu anijen në Mesdheun Lindor, habit Erdogan: Presim hapa konkretë nga BE. Greqia po rrit tensionet, Turqia ka qëllime të mira

0
91

Pas Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michuel telefonoi Erdogan pasi ky i fundit si President i Turqisë ka rikthyer në Mesdheun Lindor sërish anijen tashmë të famshme Oruc Reis e cila ka futur në një ‘luftë të ftohtë’ dy vendet.

Mitsotakis e cilësoi rikthimin e anijes afër ishullit grek Kastellorizo për kërkimet nafte dhe gazi si një përshkallëzim të tensioneve, por krej të kundërtën deklaron Erdogan.

Sipas Presidentit turk Greqia po i rrit tensionet dhe jo Turqia. Po ashtu ai shtoi se pret nga BE hapa konkretë dhe si dhe kërkon një takim rajonal të shteteve të Mesdheut Lindor për këtë çështje.

“Megjithë qasjen e qëllimit të mirë të Turqisë, Greqia vazhdon të ndërmarrë hapa për të rritur tensionet në Mesdheun lindor.Në mënyrë që të zhvillohet konferenca mbi Mesdheun Lindor të propozuar nga Turqia, priten hapa të prekshëm nga Evropa.”– tha Erdogan.

Pas disa ditësh qetësi, Mesdheu Lindor po rikthehet sërish ‘vatra’ e nxehtë e Europës ku Greqia dhe Qipro nga njëra anë dhe Turqia nga ana tjetër vijojnë përplasjet për kërkimet për naftë-gaz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here