Standard.al

Rama po i mat ‘pulsin’ shqiptarëve: Nëse nga e enjtja nis masivisht vënia e maskave, mesazh për aprovimin e një regjimi autokratik

0

EDITORIAL

Prej muajsh, që pas  daljes nga karantina, qeveria dhe vetë kryeministri nuk u ndjenë në asnjë ditë për situatën e pandemisë. E gjithë stina e verës pati shifra stratosferike të të prekurve dhe të viktimave, por Rama nuk foli asnjëherë për to. Ndërkohë që mbylli vendin për dy muaj e gjysmë,  në situatën kur në ditë kishte gjithsej 40-70 të prekur dhe një ose asnjë viktimë.

Në fakt gjatë gjithë këtyre muajve, Rama e kishte hallin tjetërkund. Donte të rrëzonte me çdo kusht marrëveshjen që e firmosi me forcë në 5 Qershor në rezidencën e ambasadës amerikane. U angazhua me çdo force e marifet për prishjen e saj. Dhe me mbështetjen e opozitarëve fake në Parlament si edhe një pjese të ndërkombëtarëve të akredituar në Tiranë, arriti ta shkelë marrëveshjen.

Qëllimi kryesor ishte heqja e koalicioneve parazgjedhore, pasi në çdo sondazh që po bëhej, edhe nga ato të vetë Rilindjes, PS jo vetëm që humbte në zgjedhjet e ardhshme, por dilte me diferenca të tmerrshme nga Opozita e Bashkuar. Kështu me ndryshimet e fundit, Rama më së paku eleminoi një humbje turpëruese në 25 Prill, pasi që do zbresë nga pushteti, ai së pari e di mirë këtë.

Për 4 muaj me radhë, kryeministri nuk foli një herë të vetme për pandeminë. As për numrin e lartë të viktimave e as të të prekurve. As dha këshilla e as diskutoi strategji, sic bënte thuajse çdo ditë në kohën e karantinës.

Por tani që mbylli hallet e refomës zgjedhore, kryeministri ju kthye sërish çështjes së pandemisë. Dhe kjo jo për qëlolime që lidhen me interesin e qytetarëve, por thjesht për synime elektorale. Me urdhrin absurd për vendosjen e maskave në rrugë, Rama nuk synon asgjë më tepër se të sondazhojë shqiptarët se sa do ti binden qeverisë.

Kryeministri po u mat ‘pulsin’ qytetarëve për të parë se cili do jetë reagimi i tyre. Nëse nuk kundërshtojnë këtë urdhër absurd, që madje kritikohet edhe nga vetë epidemiologët, Rama merr mesazhin se ka ende vend për regjim autokrat në Shqipëri.

Vetë urdhri është ka disa paqartësi të thella. Sipas qeverisë, pandemia ka marrë përmasa emergjence dhe në këto kushte justifikon edhe vendosjen e maskës në rrugë. Por nëse do të ishte kaq emergjente pse u prit një javë që nga dalja e urdhirt për ta vënë atë në zbatim këtë të enjte?!

Së dyti, qeveria deklaron se maskat do të vendosen me detyrim në ambient të hapur, ndërsa brenda në lokale apo restonrate ato nuk do të nevojiten. A ka më absurditet se kaq?!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.