Atentati në Shkodër, policia gjen motorçikletën e krimit

0
111

Eshte gjendur motorçikleta e cila është përdorur për të kryer atentatin ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake Mentor Hasanaj.

Burimet bëjnë me dije se mjeti i përdorur ngjarjen e rëndë është gjetur rreth 500 metra nga vendi ku edhe u krye atentati.

Mjeti është gjetur rreth orës 18:00 të mbrëmjes.

Autori/ët e ka braktisur mjetin ndërkohe që më pas mendohet se është larguar në këmbe.

Policia e Shkodrës po ushtron kontrolle në zonë pasi dyshohet se autori nuk është larguar nga perimetri ku është kryer atentati ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here