Plagoset me armë zjarri nipi i Ramush Haradinaj, plumbat kapin edhe një kalimtar

0
117

Dy persona janë plagosur sot në Pejë afër fakultetit të Biznesit, ndërsa i dyshuari është ende në kerkim. Njëri nga të plagosurit mësohet se është familjar i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mediat në Kosovë raportojnë se i plagosuri Ahmetxhekaj është nip i familjes Haradinaj.

I plagosuri është nipi i Hilmi Haradinajt, babai i ndjerë i Ramush Haradinajt.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë gjatë ditës se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi.

Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej tyre ishte kalimtar i rastit. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, ka thënë Gashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here