Paralajmërimi i fortë i ministrit të Shëndetësisë: Po na mbarojnë mundësitë, hapi tjetër karantina e plotë

0
107

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se nëse masat aktuale nuk mjaftojnë për të penguar përhapjen e koronavirusit, hapi i radhës do të jetë mbyllja totale.

Filipçe sqaron se Maqedonia e Veriut është ende shumë larg këtij hapi, por qeverisë po i mbarojnë mundësitë dhe nëse qytetarët nuk u përmbahen masave atëherë s’do të ketë zgjidhje tjetër.

“Unë sinqerisht besoj se kjo pako e propozuar e masave, kufizimet, rritja e kompetencave të inspektorateve, por edhe thirrja e vazhdueshme e qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave që janë praktikisht një hallkë kyçe në këtë zinxhir, do të japë rezultate. Hapi tjetër është karantina e plotë, mbyllja e plotë. Ne tani ende jemi larg, por dalëngadalë po na mbarojnë mundësitë.”-tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, raporton Alsat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here