Standard.al

Me frymëmarrje të rënduar dhe gjestikulacione nervoze/ Si ta lexojmë fjalimin ‘mjeran’ të Ramës

0

Përmes një fjalimi të gjatë, përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS, të cilin ende nuk e ka mbyllur, kryeministri Rama po has vështirësi të thella për të argumentuar se pse shqiptarët duhet t’i japin një mandate të tretë Rilindjes.

Përtej batutave bajate për Ilirin, Monën e Lulin, që e kthejnë kryeministrin në një gaztor dhe ata që duartrokasin në kukulla me fije, tek fjalimi i Ramës sot vihen re problematika të mëdha në kuadrin viziv.

Çdo fjalë që shkoq kryeministri pasohet nga një frymëmarrje e rënduar, ndërsa gjestikulacionet e tij tregojnë qartazi nervozitet e paqartësi. Te Rama sot, ndryshe nga çdo fjalim para asamblesë apo fushate, dallohet fryma e një njeriu në mjerim që kërkon të shpëtojë veten dhe sektin e tij nga përgjegjësitë para shqiptarëve

Sigurisht bilanci skëterrë i këtyre 7 viteve e detyron Ramën të merret vetëm me batuta për kundërshtarin. Por këtë herë nuk pijnë ujë më as batutat e as brekushet. As timoni e as tepsia.

Kupa është mbushur dhe 25 prilli po pritet me padurim nga shqiptarët për të shporrur një herë e mirë sektin që rrënoi vendin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.