Elisa, shembulli tipik i evolucionit të një rilindasi servil, në pushtetin e Edi Ramës

0
118

Nuk ka një personazh më të përshtatshëm për të shpjeguar evolucionin e një rilindasi tipik dhe të devotshëm, gjatë pushtetit të Edi Ramës, se sa Elisa Spiropali.

Dikur një luftëtare dhe mbrojtëse e të drejtave të minatorëve dhe popullit opozitar, Elisa ka ndryshuar aq shumë, sa ndoshta e ka të vështirë hera herës të njohë edhe veten.

Ajo ka veshur kostumin e një prej figurave më servile në historinë e politikës shqiptare, jo vetëm sepse i gajasi të gjithë kur e quajti  shefin e saj “Skënderbe”, por sepse është përdorur në shtatë vite nga Rama dhe partia, si një “armë” për të goditur në mënyrën më banale kundërshtarët dhe për të justifikuar të gjitha lajthitjet dhe dështimet e qeverisë së Skënderbeut.

Sado kokëforte të ishin faktet për bëmat e Rilindjes , Elisa nuk ka përtuar asnjëherë të shqiptojë edhe argumentat më qesharake dhe të pabesueshme, për ta kryer detyrën e saj, me sa më shumë sukses e devotshmëri.

Mjafton të kujtoni deklaratat e panumërta fyese dhe me gjuhë banale, sa herë i duhej propagandës së partisë dhe për këdo që i shfaqej përballë Edi Ramës, apo deklaratat se me bëmat e bijve të rilindasve “bëhen edhe filma”.

Por më shumë se sa fjalët, për të kuptuar evolucionin e Elisa Spiropalit, gjatë pushtetit të Ramës, mjafton vetëm ta shihni portretin e saj. Nga një aktiviste e majtë dhe idealiste në opozitë, në një grua të majmur dhe me arrogancë të tejskajshme, që ka gjithmonë në majë të gjuhës një fyerje, për këdo që percepton si kundërshtar të Edi Ramës, aq sa e ka kthyer portretin e saj në një meme lëvizëse dhe emrin e saj, në sinonim të fenonomenit të pështirë të nënshtrimit pa kushte, ndaj kryetarit dhe padronit të partisë. /TPZ.al /

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here