Alibeaj: Viktimat e drogës janë falë qeverisjes së Ramës me krimin

0
113

Ish-deputeti i partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ditën e sotme për vrasjet e ndodhura në Malsinë e Madhe, shkaku i të cilave ishin mosmarrëveshjet midis tre të tinjve për parcelat e kultivuara me kanabis. Sipas ish-ministrit të Drejtësisë,  kjo situatë ka ardhur sepse Rama ka 7 vite që qeveris me krimin. Alibeaj theksoi se papunsia dhe gjëndja e vështirë ekonomike bëjnë që të rinjtë ti futen botës së krimit dhe kjo kthehet në fatalitet për jetët e tyre.

Deklarata e plotë:

 2 të rinj u ekzekutuan në Malësi të Madhe për shkak të trafikut të drogës.

Makrabiteti i kësaj ngjarje dhe shumë të tjerave si ajo, ka qenë dhe është oferta e vetme e Edi Ramës në 7 vite qeverisje të zhytur në krim, trafik dhe vrasje.

Të papunë, të pashpresë, të hedhur në rrugë prej shtetit, rinia shqiptare i serviret pa mëshirë grykësisë së krimit, rrugës së vrasjeve dhe trafikut të drogës. Kjo është e vetmja platformë qeverisjeje e një kryeministri që erdhi me krimin e që krimin ua servir shqiptarëve tash e 7 vjet. Viktima e kësaj alternative të Edi Ramës është, në radhë të parë, rinia shqiptare: ose duke u masakruar në këtë vend ose duke u larguar prej këtij vendi!

Kufoma të panumërta, deti ka nxjerrë ne Vlorë; Vrasje me plumb pas koke, kanë ndodhur në parcelat e hashashit; Dhjetëra të rinj, numërohen si prè e krimit, të zhdukur pa nam e nishan, pasojë kjo e luftës gjakatare mes bandave të krimit që kjo qeveri inkurajoi e forcoi!

E ndaj kësaj situate, qëndron nënqeshja makabre e Edi Ramës, teksa këtë shërbesë të hidhur krimi dhe vdekje, servirur shqiptarëve, e kalon pa ndjesinë më të vogël të brejtjes së ndërgjegjes teksa uron ‘hëngshin kokat e njëri-tjetrit’!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here