Meta sheh dështimin e Ramës dhe dobësinë e Bashës, luan kundër të dy palëve, nesër mund të vendosë qeverinë!

0
75

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, ku ndër të tjera ka analizuar rolin e Presidentit të Republikës, në ngjarjet e fundit politike, pas kalimit të njëanshëm të Kodit Zgjedhor nga mazhoranca.

Rakipi tha se gjithmonë ka patur tentativa për të goditur LSI-në, në mënyrë që të sigurohet hegjemonia e dy partive të mëdha, por se Ilir Meta ka kapur momentin për të ndërhyrë në favor edhe të ish forcës së tij politike, duke parë dështimin e qeverisjes së Ramës dhe dobësinë e aletit Basha.

Që nga viti 2008 e deri sot, e gjithë përpjeka ka qenë të mbahen dy banda të mëdha. Ka patur përpjekje të jashtëzakonshme për të mos hyrë askush në parlament dhe për të asgjësuar Ilir Metën dhe forcën e tij politike.

Edi Rama kërkon mandate të tretë, ai nuk mund të kthehet mbrapsht. E ka shumë të vështirë, duhet të paguajë rëndë nëse kthehet mbrapsht. Ai do të bëjë të gjithë përpjekjet dhe është në  të drejtën e tij.

Edhe pse partia e Metës nuk ka qenë ajo që duhet të marrë pushtetin, ai e ka dominuar skenën politike shqiptare.

Sigurisht Meta po punon edhe për vete dhe për partinë e tij politike.

Meta e kupton në çfarë gjendje të vështirë ka arritur ky vend dhe e sheh momentin e rëndësishëm që mund të ndërhyjë. Nga ana tjetër sheh edhe dobësinë e aleatit të vet, i cili që nga viti 2017 kur Rama e mashtroi në mënyrë amatoreske, përpiqet të përfitojë edhe në këtë plan, të pasigurisë.
Meta po luan për vete, kundër të dy palëve dhe nesër mund të vendosë qeverinë, mund të marrë edhe maksimumin e mundshëm“, u shpreh Rakipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here