“Do vëmë një bast a kanë 5 apo 50 kg kanabis?”- plas keq mes gazetarit dhe kryetarit të bashkisë Lezhë

0
97

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe gazetari Basir Çollaku janë përplasur me njëri-tjerin lidhur me zhdukjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe.

Sherri mes tyre ka nisur në momentin kur Ndreu mori fjalën në studion e “Open” në Top Channel dhe tha se sherri mes të rinjve sipas burimeve të tij ka nisur për 5 kg kanabis. Ndërkohë gazetari ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar që të vënë një bast bashkë, pasi ai pretendon për një sasi 10-fish më të madhe.

Debati NË STUDIO:

Çollaku: Do vëmë një bast  a kanë 5 apo 50 kg kanabis? Meqë janë kthyer dhe kazinotë…

Ndreu: Ky është debat banal. Arsyeja ka qënë droga.

Çollaku: Qëndron tek 5 kilogrami?

Ndreu: I kam të dhëna thashë, unë jam shumë korrent në të folur. Je konfuz…

Çollaku: Jo, jam i qartë krejt. I qëndroni 5 kilogramësisht?

Ndreu: Ti do të më intimidosh mua? Më lër o vëlla rehat. Sipas të dhënave të mia janë 5 kilogram. Ti nuk ke konceptin e të dhënës. Ti e ditke të gjithë ngjarjen. Fantasia jote duhet të jetë e vërteta këtu? Ore po flet gabim!

Çollaku: Kam të dhënat e mia dhe të dhëna të sakta. Jeni më keq se në 2016.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here