Bogdani ‘plas’ deklaratën e fortë: Koncesionet e inceneratorëve kapje e shtetit, pas tyre qëndron miku i Arben Ahmetaj

0
90

Aleksandra Bogdani, gazetare e rrjetit BIRN, hodhi dyshime të forta se tre koncesionet e inceneratorëve janë një rast i pastër i kapjes së shtetit, kur interesi privat i një grupi njerëzish me lidhje politike, ndikojnë në vendimmarrjen publike për të përfituara qindra miliona euro.

Duke folur në emisionin ‘Me pak fjalë’, Bogdani e cila më parë ka hulumtuar për kompanitë përfituese të koncesioneve të Tiranës, Elbasanit e Fierit, sqaroi se pas të treja kompanive, qëndron i njejti person:

“Pas të treja kompanive qëndron Mirel Mërtiri, një person me lidhje politike sa majtas sa djathtas dhe që ka një lidhje miqësie të pasqaruar mirë me ministrin Arben Ahmetaj.”

Ajo tha se rasti i inceneratorëve tregon qartë kapjen e shtetit:

“Në këtë rast ne kemi një sinkronizim të një morie institucionesh për të dhënë kontrata me vlerë qindra miliona euro, pa garë pa procedura, pa llogaritur kostot, një dore njerëzish duke krijuar një monopol praktikisht.

Këtu ka shumë vend për të hetuar sepse janë një mori veprimesh ekstraligjore që ngrenë dyshime për klientelizëm, për koflikt interesi. Kapja e shtetit do ishte më minimalja të thuhej.”

Zonja Bogdani theksoi se pavarësisht të gjithë dyshimeve, ‘drejtësia ka qenë e paaftë të ndjekë paranë në këtë rast kur ka emra të mëdhenj të politikës nga mbrapa. Në këtë rast prokuroria dhe gjykatat nuk kanë bërë asgjë për të zbardhur gjithë këtë zinxhir shkeljesh në këto kontrata koncesionare.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here