Anila Hoxha “ngre alarmin”: Kultivuesit i ruajnë parcelat nga vjedhjet e njëri tjetrit dhe jo nga policia

0
112

Në studion e emisionit “Open”, është duke u folur për hapësirën e hashashit që shtrihet në vendin tonë.

Ditët e fundit një ngjarje ka tronditur Malësinë e Madhe. Raportohet se  prej datës 3 tetor tre kushërinj, të identifikuar si  Vilson Çutaj, Klement Pepaj dhe Danjel Pepaj rezultojnë të zhdukur e kanë humbur çdo kontakt me familjarët.

Dyshimet e para, thonë se Danjel Pepaj ka vrarë dy kushërinjtë e tij, e më pas është arratisur në drejtim të Malit të Zi. E gjitha sipas dëshmitarëve ka nisur pas një zënke që është bërë për një parcelë hashashi. Klemet Pepaj dhe Vilson Çutaj, kanë dhunuar pranë një lokali Danjel Pepaj, pasi dyshohet se ky i fundit i ka vjedhur parcelën me hashash. Më pas, thuhet se Danjel Pepaj, i ka thënë dy kushërinjve të tij se do t’i dorëzonte mallin e humbur, e pasi kanë shkuar së bashku në parcelat me hashash, nuk janë kthyer më.

Ndërkohë këtë ngjarje por edhe të tjera që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe, kanë bërë gazetaren e Top Channel, të mendoj se kultivuesit e hashashit, kanë nisur të ruajnë parcelat nga vjedhjet e njëri-tjetrit dhe jo nga policia.

“Kultivuesit i ruajnë parcelat nga vjedhjet e njëri tjetrit dhe jo nga policia”, tha Anila Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here