‘Zotëri lind nuk bëhesh’, ish-bashkëshortja shpërthen keq ndaj miliarderit

0
113

Modelja Elisabetta Gregoraci i është përgjigjur biznesmenit miliarder Flavio Briatore, ish-bashkëshort i saj, pas deklaratës së këtij të fundit, se pavarësisht ankesave pas divorcit, asaj në fakt i kanë shijuar apartamentet dhe luksi që ai i ka siguruar.

‘Nëse ajo dëshiron të jetë e pavarur nga unë atëherë ajo duhet të heqë dorë nga ajo që unë i kaloj asaj. Ajo kalon dy muaj në vit në Sardenjë, aeroplanë privatë, 1000 metra katrorë shtëpi në Montecarlo, 1500 metra katrorë shtëpi në Londër, shtëpi në Romë, shofer.

Nëse në moshën 40 vjeç ajo dëshiron të shkojë në GF dhe të qëndrojë me më të rinj se mosha e saj dhe kjo tregon liri për të ,ok. Ne jetojmë 300 m larg me njëri- tjetrin në Montecarlo për të ndarë jetën me Haëk sa më shumë të jetë e mundur, pa rregulla të ngurta. Unë dua që ajo të mos ketë mendime të tilla dhe të rrisë Haëk me qetësi. Ne duhet të mendojmë për të mirën e fëmijës sonë. Shuma që paguaj për ushqim? Nuk e them por ajo nuk pse të bëjë asgjë për të jetuar, nuk ka pse të presë shiritat në panairin e gështenjave në Reggio Calabria’ është shprehur Briatore. 

‘Deri më tani, kam heshtur, por tani do të tregoj gjithçka. Kur Flavio Briatore dhe unë u ndamë, nuk i kam kërkuar asgjë, as shtëpinë në Sardenjë, as atë në Montecarlo.

Menjëherë pas ndarjes sime, dolën lajme të pavërteta, unë gjithmonë punoja edhe kur isha zonja Briatore, dhe sa herë që ai zemërohej unë shkoja drejt rrugës time. Më vjen keq për këtë intervistë sepse në gjithë këto vite kam heshtur dhe nuk kam thënë kurrë asgjë kundër tij. Edhe nëse do të prisja shiritat nuk kam turp. Zotëri lind nuk bëhesh » është shprehur Gregoraci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here