VIDEO/ Pamje të rënda! Avionët e Azerbajxhanit bombardojnë ushtarët armenë

0
125

Ditën e sotme, Azerbajxhani ka publikuar disa pamje të reja, të cilat pretendohet se tregojnë sulmin ajror bombardues ndaj ushtarëve armenë.

Një video e shpërndarë nga ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendon të tregojë personelin ushtarak armen duke u bombarduar ndërsa përshkallëzohet konflikti midis dy kombeve, sipas Telegrafit.

Pamjet ajrore – të regjistruara me gjasë nga një armë zjarri ose nga një dron – duket se tregojnë avionët azerbajxhanas që synojnë ushtarët dhe pajisjet ushtarake armene.

Të shpërndara të premten me titullin ‘Një tjetër video regjistrim i humbjeve të mëdha të armikut në personelin ushtarak dhe pajisjet luftarake’, videoja është e fundit në një seri në të cilën Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendon të demonstrojë sulmet e saj.

Konflikti midis dy kombeve u intensifikua edhe dje mes raporteve nga Armenia se një aeroplan luftarak i Azerbajxhanit ishte rrëzuar së bashku me dy dronë.

Luftimet midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për Nago-Karabakun, një provincë etnike armene që u shkëput nga Azerbajxhani në vitin 1988, hyri sot në ditën e shtatë.

Gati 200 njerëz u konfirmuan të vrarë këtë javë deri më tani, duke përfshirë më shumë se 30 civilë, në përplasjet më të këqija midis dy kombeve që nga vitet 1990.

Por ekziston frika se luftimet mund të zgjerohen në një luftë të gjithanshme që ka potencialin të tërheqë fuqitë e tjera rajonale si Turqia dhe Rusia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here