Të moshurit, ky brezë i harruar terësisht nga shteti !

0
109

Nga Nora Malaj

Një ditë, një vogëlush pyeti gjyshin :” Gjyshi zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend apo lëvizë herë në të djathtë e herë në të majtë ?”
Gjyshi iu përgjigj: “Jo, zemra rri gjithmonë në një vend , në të majtë…Pastaj, një ditë ti do të rritesh. Atëherë do të kuptosh se zemra jeton në mijëra vende të ndryshme ,pa patur një vend bazë. Kur je i emocionuar, të ngjitet deri në fyt, ose të zbret poshtë në stomak kur ke frikë apo je vrarë.Ndodh që i shpejton rrahjet e saj, sikur do të dalë nga kraharori. Herë të tjera ndodh që ndërron pozicion me Trurin…Eh more vogëlush, duke u rritur do mësohesh që ta dorëzosh zemrën dhe në duar të tjera.Dhe shpesh do të të kthehet e vrarë.Por, ti mos u shqetëso. Persëri do jetë e bukur. Ose ndofta, dhe më e bukur se përpara.Por këtë do e kuptosh pas shumë, shumë kohësh. Do të kalosh ca ditë , kur do kujtosh se nuk ke zemër fare. Sikur e ke humbur. Dhe do sfilitesh duke e kërkuar në kujtime, në një parfum, në shikimin e një kalimtari, në xhepat e vjetër te një palltoje të lënë mënjanë…Pastaj do jetë nje ditë tjetër. Një ditë paksa ndryshe.Pak e veçantë. Pak e rendësishme. Atë ditë do kuptosh se jo të gjithë kanë një zemër.”

Jo pa qëllim po e ndaj kete meditim në kete ditë .
Sot është 1 Tetori ,Dita nderkombetare e te Moshuarve , e cila perkon me 30 – vjetorin e Dites dhe 75 -vjetorin e krijimit te UN dhe shpallja e Dekades 2020-2030 e healthy ageing, moshim i shendetshem.
Sa herë derisa ecim rrugëve dëgjojmë të thuhet me konotacion përçmuese se ky plaku apo hë moj plakë ??!!
Sa herë kemi parë individë që pasi kanë mbushur moshën e moshimit , i kanë nxjerrë në pension , pa minumumin
e respektit dhe vlerësimit për ta , duke iu atashuar një pension qesharakë.
Brezi i sakrificave gjendet ne situatën me tronditëse dhe dramatike që po kalon.
Kur jemi fëmijë prindërit janë heronjtë tanë, kur rritemi ata bëhen shtylla që mbeshtetmi e na drejtojnë , kur plakemi janë ata që kanë nevojë për mirënjohje dhe respekt e shërbime që ta kalojnë kete fazë të jetës me dinjitet dhe mirënjohje .
Covid tregoi se cfare tmerri ishte sherbimi per te moshuarit nga familjaret, qe nuk kishin ku te merrnin nje informacion apo trajnim per rolin e tyre. Nje nga ata ishte i madhi dhe i paharruari Besim Zekthi , te cilit i sherbeu deri ditën e fundit bashkëshortja 8 0 vjecare ne kushte mese te veshtira , ekonimike , fizike dhe emocionale ( edhe pampersat mezi i siguronte )
Panorama që na shfaqet sot për kete kategori të shoqërisë është dramatike .
1. Pa pensione ose me pensione minimaliste ( 90 per qind e pensionistëve)
2 Pa struktura ndihmëse nga shtetit dhe pa asnje kujdes te dedikuar për ta në familje
3.Te izoluar dhe te keqtrajtuar në mjediset e pakta ose ne shtëpitë e pakta të të moshuarve , ku ata jetojnë.
Kategoria që sot vuan më shumë është ajo e grave të moshuara .
Cfare eshte bere per grate e moshuara ose per te moshuarit? Pak ose më drejtë aspak.
Shqiperia ka infrastrukture më të pazhvilluar per Moshimin.
Moshimi eshte ceshtje shume e rendesishme per grate e te gjitha moshave sepse jetojne me gjate se burrat dhe duhet te perballemi me kerkesat e tyre dhe vendin qe do te zene ne shoqeri.
Situata aktuale gjithashtu nxjerr në dritë dështimet e ambjenteve të mëdhaja institucionale për kujdesin afatgjatë ndaj të moshuarve, ku ata kufizohen në dhoma të mbyllura.
E teksa të gjithë një ditë do të moshohemi , jemi larg shumë larg shërbimeve dhe kujdesit për ta !
Ata nuk janë brezi që duhen të perdoren vetëm për diten e votimit , po ata duhen respektuar , vlerësuar e ndihmuar se janë Nderi i Kombit !

Image may contain: one or more people
Image may contain: 2 people
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here