Ministri i brendshëm shpjegoi në emisionin Real Story edhe takimin me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, e cila ka kërkuar prej tij sqarim të plotë për situatën me listat zgjedhore dhe për ankesat e shumta të qytetarëve për ndryshimin e tyre pa dijeni.
Lleshaj ka rënë dakord dhe pranoi se ka edhe gabime, por që do të mundohen t’i korrigjojnë.
Ne, tha Lleshaj nuk u kemi vendosur njerëzve adresën reale, ndërsa listat e votimit tha nuk do të kenë ansjë devijim, asnjë shmangie, asnjë ndryshim. Më tej Lleshaj tha se çdo ndryshim do të jetë atribut i qytetarëve që mund të bëhet deri 40 ditë para zgjedhjeve.