Tabaku: Paketa ekonomike e PD-së do të ndihmojë individin dhe biznesin të braktisur nga Rama

0
87

Në lidhje direkte me edicionin e pasdites në Syri Tv, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka folur për paketën ekonomike që Partia Demokratike ka përgatitur për ti ardhur në ndihmë ekonomisë së rrënuar nga maxhoranca në fuqi.

Tabaku ka bërë një prezantim të plotë të pikave që përfshin kjo paketë, që sipas saj shkon në 312 milionë euro në 6 muaj dhe që do të ndihmojë qoftë individin, qoftë biznesin e vogël ashtu edhe atë të madh të braktisur nga qeverisja e Ramës.

‘Në sistemin arsimor të mendohet për një zgjidhje me anë të tabletave që do të mundësojnë mësimin në distancë, ndërsa për sistemin shëndetësor duke qenë se kemi numrin më të ulët të testeve në rajon, është menduar që të kryhen 2500 teste në ditë, në mënyrë që të identifikohen rastet.

Po kështu është menduar edhe një paketë për mjekët në frontin e parë të Covid.

Paketa e Shëndetësisë kushton 65 milion euro, ndërsa paketa për arsimin janë të akomoduara dhe nuk kanë nevojë për lëvizje.

Por për të bërë këto lëvizje është e nevojshme që të injektohen kapital në ekonomi

Ndërkohë që dy paketat e mësipërme janë për sistemin, tre të parat janë për ekonominë.

Dhe kjo bëhet në tre mënyra kryesore.

E para duke mbështetur individin.

Si mundet t’u japim atyre një mbështje kur janë në kushtet e mbijetesës.

Pra përveç pagesës së papunësisë ne do tu japim individëve edhe 160 mijë lekë të reja. Dhe kjo do të jetë për 50 mijë persona të dalë nga puna dhe kjo do t’u sigurojë një pagë minimale.

Për të gjithë pensionistët t’u sigurohen kushtet minimale për higjenën e tyre dhe do të përfitojnë 20 mijë lekë të reja në muaj.

Te paketa e individit që të mos mbeten pa punë por t’u thuhet biznesit që ne do tu paguajmë sigurimet sghoqëronë.

Elementi i dytë lidhet me biznesin e vogël.

Për 100 mijë bizneset e vogla nevojitet një mbështjeje prej 1 mijë euro.

Dhe kjo do të jepet për të gjithë bizneset pa dallim.

Ajo që ndodhi gjatë marsit me bizneset është e turpshme, ku edhe pse aplikuan iu refuzua ndihma nga qeveria.

Elementi I tretë është për bizneset e mëdha, që padrejëtsisht janë përjashtuar nga fondi i garancisë.

Ku vetëm oligarkët që kanë marrë koncesione morën grante.

E gjithë paketa në total shkon në 312 milion euro në 6 muaj, në 50 milion euro në muaj,

Që për në është një shifër e përballueshme, dhe është ajo që i duhet ekonomisë.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here