Shqipëria vend i shtrenjtë për çmimet e apartamenteve, Spahiu: Ndërtohet në kushte jo normale

0
123

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka komentuar raportin që Shqipëria renditet në tre vendet më të shtrenjta të Europës për çmimet e apartamenteve.

Spahiu shprehet se në vend ndërtohet në kushte jo normale.

Postimi i plote:

Nuk është aspak çudi që Shqipëria të renditet në tre vendet më të shtrenjta të Evropes për çmimet e apartamenteve.

Sektori i ndërtimin shihet si më i përshtatshmi për pastrimin e parave (49% e kompanive nuk justifikojne investimin në raport me fitimet e deklaruara). Ndërtohet në kushte jo normale të kërkes – ofertës. Për shumë investitorë, sidomos ata në zonat më të shtrenjta, shitja e apartamenteve apo njësive të shërbimit nuk është emergjencë, pasi nuk ka të bëjnë me kredi të marra, nuk ju mungon likuiditeti dhe normalisht nuk kanë nxitim për t’i shitur, ndaj dhe çmimet mbahen në nivele kaq të larta.

Sipas informacionit të Colliers International, në kryeqytetin shqiptar, çmimet e apartamenteve variojnë nga 600 në 4 mijë euro për metër katror. Pra, një familje shqiptare me të ardhura mesatare e ka të pamundur të blejë një apartament në kryeqytet, pasi shpenzimet për ushqim, veshmbathje, arsimim, energjinë elektrike dhe ujin janë tepër dhe sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës ne Shqipëri një familje me 4 antarë nuk mund të kurseje më shumë se 2000 euro në vit.

Në këto kushte për shumicën e shqiptarëve madje edhe për atë pak shtresë të mesme që ka ngelur është e pamundur blerja e nje apartamenti me një çmim të tillë.

Fakt tjetër i zhvillimit jo normal të biznesit të ndërtimit është dhe përgjigja e pyetjes se a ka ndonjë kompani të huaj që ndërton në vendin tonë?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here