Standard.al

PD paralajmëron padi penale për inceneratorin e Tiranës: U veprua si grup i strukturuar kriminal për të vjedhur 400 milionë euro

0

Nga Çlirim Gjata

Qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj kanë vepruar si një grup insteukturuar kriminal në lidhje me ndërtimin inceneratorit të Tiranës.

Me inceneratorin e Tiranës ka patur veprime të paramenduara dhe planifikuara, duke nisur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në dëm të interesit publik.

Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është. Hetimi limonatë për “pabarazi në tendera” është tallje me djersën e shqiptarëve.

Partia Demokratike do të depozitojë shumë shpejt padinë e vërtetë penale për inceneratorin e Tiranës. Bashkëpunimi kriminal i këtij pushteti për të përfituar kundër interesit të qytetarëve, do të duhet të ndëshkohet!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.