“Nuk është koha për palaçollëqe e sharlatanizëm”, Basha-Ramës: Merr përgjegjësitë, vendi është në krizë të thellë

0
116

Basha komunikim me median pas vizitës në një fasoneri në Vorë. Në një prononcim për mediat, Basha tha se vendi është në krizë të thellë e se paratë e taksapaguesve nuk po shkojnë në xhepat e shqiptarëve.

“Kam ardhur sot në një ndërmarrje fason në Tiranë- Durrës, ka patur në të kaluar deri në 500 punonjës tani ka vetëm 150. Ndodhet nën presionin e krizës ekonomike.

Ne kemi shpalosur planin e rimbëkëmbjes ekonomike, është fuqizimi i biznesit i sipërmarrjes, që është lënë pas dore. Paratë që këta paguajnë si taksa, shkojnë në cdo drejtim tjetër përvec se për sipërmarrjen.

Edhe mbështetja e atyre që kanë humbur vendin e punës. Plani që shpalosëm nuk është programi ynë elektoral. Është plani për këto 6 muaj, sepse këto 6 muaj e fundit të kësaj qeverie e ka akoma një njeri që vijon të bëjë sharlatanin e palacon.

Sa do të shajë të vërtetën nuk e mblulon dot. Xhepat e shqiptarëve janë boshatisur, sipërmarrja po vuan dhe është në kufijtë e ekzistencës.

Ndaj dua ta them qartë e shkoqur, plani i rimëkëmbjes nuk është program elektoral, por kërkesa që i shtrohet qeverisë në ikje, që të lerë palacollëqet e të lerë vjedhjet e t’i cojë paratë aty ku ka kanë më shumë nevojë shqiptarët.

Duhet të kemi një mekanizëm frymëmarrje për biznesin. Paratë të mos zhduken në xhepat e klientëve të qeverisë. Këto 6 muaj do jenë edhe më të vështirë. Gabimet u bënë, po të paktën të mësohet, se nuk po paguan as Rama as ministrat sheikë, po shqiptarët, sipërmarrësit, njerëzit punëtorë.

Nuk është koha për palacollëqe e sharlatanizëm, nuk i hedh sy njeriu duke sulmuar nga mëngjesi në darkë duke sulmuar opozitën. Njerëzit nuk po futen as në listën e dyqaneve.

Sot dhe dite per dite nuk do lodhem se perserituri qe nuk ka kohe per sharlatanizma por per te mare pergjegjesi sepse vendi eshte ne krize dhe tryezat e shqiptareve jane bosh.” – u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here