Standard.al

Në debatin kaotik Trump-Biden, fituan Kina dhe kundërshtarët e demokracisë

0

Nga James Griffiths, CNN

 

Në një debat të ashpër presidencial, një nga pak gjërat për të cilën ranë dakord Donald Trump dhe Joe Biden ishte Kina. Të dy kritikuan njeri-tjetrin se kanë qenë shumë të butë ndaj Pekinit. Trump akuzoi Biden se ai ishte mashtruar nga Kina gjatë kohës kur ka qenë nënkryetar ndërkohë Biden i tha Trump se Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë një punë të mrekullueshme në menaxhimin e pandemisë ndryshe nga ai.

Por ndërsa Pekini nuk duhej të ishte një temë debati në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, pasi ky debat rriti entuziazmin në Kinë. Për dekada, Pekini ka kritikuar demokracinë amerikane, duke deklaruar se ka shumë të meta si justifikim për autoritarizmin kinez.

Kushdo që ndryshon reformën ose liberalizimin në Kinë është i detyruar të përgjigjet për çdo dështim që ka ndodhur në SHBA, dhe të justifikojë faktin pse ky model do të jetë më i mirë se sistemi kinez, i cili mund të mos ofrojë shumë për sa i përket përfaqësimit, por të paktën siguron stabilitet dhe rritje ekonomike .

Të martën, Trump gjatë debatit të tij forcoi më tepër pikëpyetjen e madhe duke mbështetur këtë pikëpamje, dhe nga ana tjetër, zbehu besimin stilit të demokracisë së stilit të SHBA-së.

Gjatë debatit të fundit, Trump kritikoi votimin me postë dhe u kërkoi mbështetësve të votonin me kujdes pasi kishte shumë mashtrues, duke nënkuptuar se ka persona që do përpiqen të vjedhin zgjedhjet.

“Ky ndoshta do të jetë mashtrimi më i madh që keni parë ndonjëherë”, tha Trump . “Kjo është diçka e tmerrshme për vendin tonë. Kjo nuk do të përfundojë mirë.”

Pavarësisht se Trump ka shpalosur pretendimet e tij në lidhje me fushatën, ishte pak e çuditshme të shihje një President të SHBA-së, kundër sistemit të vet zgjedhor, duke nënkuptuar se sistemi nuk po funksiononte siç duhej dhe se ishte i manipuluar duke hapur kështu një luftë për sa i përket rezultatit përfundimtar.

Një dhuratë për kritikët e demokracisë. Për dekada, modeli i demokracisë të SHBA-së ka avancuar në mënyrë aktive në të gjithë botën, qoftë përmes pushtetit, iniciativave nga civilët apo forcës ushtarake.

Një pjesë e justifikimit për hegjemoninë e dukshme të SHBA-së bazohet në idenë e demokracisë amerikane, se SHBA-të janë një superfuqi ndryshe nga perandoritë britanike apo sovjetike pasi zgjedhjet e tyre janë të lira dhe të ndershme.

Ndërsa procesverbali tregon shumë boshllëqe midis vlerave të supozuara të Uashingtonit dhe mënyrës se si udhëheq Amerika në realitet, ekzistenca e një demokracie si fuqia më e fortë në botë i ka dhënë një farë besimi sistemit në përgjithësi.

Megjithatë, Trump ka qenë një dhuratë për kritikët e demokracisë. Jo vetëm se ai fitoi pavarësisht humbjes nga ana e popullit, për shkak të sistemit të vjetruar elektoral të Amerikës, por ai gjithashtu ka larguar disi SHBA-në nga çështjet botërore.

Në vitin 2016, pas një debati midis Trump dhe kandidates Hillary Clinton, People Daily, pjesë e Partisë Komuniste Kineze, tha “pa marrë parasysh se kush fiton, zgjedhjet presidenciale të SHBA-së zbulojnë demokracinë e” sëmurë “.

Ishte e vështirë të shikoje debatin e së martës dhe të kuptoje se gjatë 4 viteve nuk kishte ndryshuar asgjë.

Mediat shtetërore kineze vunë në dukje tonin e ashpër gjatë debateve duke thënë “debati dukej se zbulonte një antipati midis dy burrave”.

Por përtej kaosit, dhe paaftësisë së dukshme të moderatorit Chris Wallace për të ruajtur kontrollin, keqinformimi dhe komplotet e Trump në lidhje me mashtrimet e mundshme rreth votimit me postë krijuan hendeqe në vlefshmërinë e vetë sistemit.

Biden nga ana tjetër e ka quajtur Trump një gënjeshtar dhe i ka bërë apel popullit të votojnë.

Sipas një anketuesi republikan Frank Luntz , ky debat në të vërtetë ka bindur disa votues të pavendosur të mos votojnë fare.

Nëse amerikanët ndihen të demoralizuar pas kaosit të së martës në mbrëmje, sa e lehtë do të jetë për kritikët e SHBA-së. – në Kinë, Rusi dhe gjetkë, të japin pikëpamjet e tyre rreth debatit qoftë për problemet me Uashingtonin, apo sistemit të demokracisë?

Duke reaguar ndaj debatit, Hu Xijin, redaktor i tabloidit nacionalist Global Times, shkroi se “një kaos i tillë në krye të politikës amerikane reflekton ndarjen, ankthin e shoqërisë amerikane dhe faktin se si gjithë sistemi amerikan i politikës po humbet avantazhet qe ka pasur deri tani në arenën ndërkombëtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.