Standard.al

Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur

0

Këngëtarja e njohur e “I Am Woman”, Helen Reddy ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Ishin fëmijët e Reddy-t që kanë bërë publik lajmin e trishtë nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Ajo ishte një nënë, gjyshe e mrekullueshme. Zemrat tona janë thyer. Por ne e dimë që zëri i saj do jetoj me neve përgjithmonë”. 

Artistja me prejardhje nga Australia gjithashtu njihet për këngët: “Ain’t No Way to Treat a Lady”, “Delta Dawn”, “Angie Baby”, “You and me againt the world” dhe ‘cover-i’ ‘I Don’t Know How to Love Him”.

Tre nga këto këngë kanë zënë vendin e parë në “Grammy Awards” për “artisten femër me vokalin më të mirë”.

Një film biografik i jetës së Reddy-t, nga jeta si një nënë beqare në New York deri në artisten e madhe të  “I Am Woman”, i cili u dha premierë muajin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur në moshë të re në Australi dhe fillimisht u njoh si “artiste e muzikës jazz”.

Ajo kishte lënë muzikën pas një kohe të gjatë me pretekstin se nuk kishte ndikimin si dikur.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.