Mjekja kardiologe: Si COVID-19 dëmton zemrën dhe enët e gjakut, pacientët në këtë rast duhet të trajtohen me…

0
241

Mjekja kardiologë Nevila Çaushi e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për sëmundjet koronare dhe kardiovaskulare të zemrës në Shqipëri si dhe ndikim e COVID-19 tek pacientët me këto patologji.

Sipas Çaushit faktorët e riskut tek pacientët në Shqipëri janë shtuar tashmë teksa kryesore mbetet duhani, por dhe alkooli apo jeta sedentare si dhe ushqyerja jo e mirë.

Ajo shpegon se si COVID-19 dëmton specifikisht zemrën dhe enët e gjakut. Sa i përket zemrës, Çaushi thekson se dëmtohet muskuli apo aftësia e pompimit dhe zemra në këtë mënyrë mund të pësojë atak kardiak. Po ashtu dëmton dhe enët e gjakut duke shtyrë për një trompozë periferike.

Mjekja kardiologe thekson se pacientët me këto patologji dhe me COVID-19 duhet të trajtohen me antikoagulant, pa ndërprerje, si gjatë infektimit dhe pas shërimit.

 

”Për fat të keq sëmundjet e gjakut kanë numrin më të lartë të sëmundjeve në popullatë, sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Duhet të promovojë masat parandaluese për faktorët e riskut për sëmundjet kardiovaskulare. Në këtë ditë sensibilizohet popullata për të qenë më e vëmendshme për një jetë më të shëndetshme dhe të gjatë.

Atëhere, sëmundjet e zemrës kategorizohen tek muskuli i zemrës, se zemra është pompë që kryen lëvizjen e gjakut në organizëm. Nuk kryhet efekti pompë dhe ka pasoja negative. Një tjetër janë dhe enët e gjakut. Baza është arterioskleroza. Mund të çojnë më pas në patologji të arterieve koronare.

Ky sistem është i pavarur, autonom, nga ai elektrik.

Patjetër, këto patologjitë e zemrës kanë faktorë të riskut. Ato që shkaktojnë këtë sëmundje. Janë shumë, dhe për fat të keq, këto faktorë po shtohen. Po e agrovojnë më shumë situatën e popullatës. Një nga faktorët është duhanpirja. Që i jep tek muskuli i zemrës. Tjetër është niveli i yndyrnave. Kemi dhe faktorë të modifikueshëm. Të pamodifikueshëm janë mosha, gjinia dhe trashëgimia. Të tjerat janë jeta sedentare, ushqyerja jo e mirë, pra ushqyerja me produkte shtazore, yndyrna dhe brumra, duhani.

Njerëzit duhet të ecin detyrimisht. Në varësi të moshës.

Kjo situatë them që , duhet akoma ndërgjegjës. Pasi do jetë në të mirë të shëndetit të njerëzve. Me sa më pak probleme. Kur një qytetar nuk ka probleme, vjen për një check, konsultë me një ekage dhe ‘biçikletë’. Pacienti vjen më pas pas 1 viti.  Stop duhanit dhe alkoolit, për një jetë të gjatë. Duhet të përqëndrohemi më shumë tek jeta e shëndetshme. Duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj shëndetit tonë.

Më ndodh që gjatë rojës të vijnë dhe pacientë, në gjendje jo të mirë me dhimbje kraharori. Mbase duhet gjetur dhe shkaku i atakut të panikut. Shumë shpesh ngatërrojnë dhe simptomat një atak kardiak me një atak paniku. Një pjesë kalojnë për ekzaminim për një problem koronar. Dhe shumica dalin të pastër. Por nuk menaxhojnë dot atakun e panikut.

PYETJA: COVID e dëmton zemrën?

Do të bëja një parantezë, duke thënë se COVID-19, virusi futet në organizëm nëpërmjet proteinave ‘spike’.

Këta receptorë ndodhen në mushkëri, enë gjaku, zemër dhe veshka. Këto japin komplikacione. Virusi tenton të sulmojë kryesisht moshat e mesme dhe të treta. Jep komplikacione të mëdha në mushkëri, nëpërmjet pneumoni. Kurse tek zemra godet muskulin, insufiçencën kardiake, dhe duke mos kryer funksionin pomp të zemrës. COVID-19 godet dhe enët e gjakut, të cilat japin trompoza kryesisht në kokë, apo goditje në tru. Dëmimet e zemrës mund të shkaktojnë vdekjen e pacientit.

Virusi jep trompoza periferike. Edhe nëse pacienti del negativ me COVID-19 duhet trajtuar me antikoagulant. Si i infektuar dhe si pas infektimit, pra nuk duhet të ndërpritet mjekimi.”- tha mjekja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here