Standard.al

Ministri i Ramës i habit të gjthë: Valët e muzikës përhapin virusin

0

Ministri Blendi Klosi thotë se zonat me muzikë janë zona ku virusi përhapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin. Sipas tij, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe.

Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar  janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë”, tha Klosi në Report Tv.

Më tej, Klosi u shpreh se tërmeti me gjithë të keqijat që pati, për turizmin ishte një bonus pozitiv sepse tregoi që vendi ka kapacitete akomoduese.

“Tërmeti me gjithë të këqijat që pati, po të flasim për turizmin, ishte një bonus pozitiv se tregoi qe kemi kapacitete akomoduese. Pandemia na bëri të vinim me qindra dilema, plotësuam kërkesat e biznesit, mbase jo të gjitha, por të paktën të gjitha i diskutuam dhe ajo që ndodhi me verën, përsëri them që nëse ka një gjë shumë pozitive në këtë periudhë ishte se ato nuk e ulën cilësinë e shërbimit dhe as qepenin”, tha Klosi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.