Manjani: Rama është katandisur si bateri në degradim, duhet një e re për motorin qeverisës

0
126

Ish-ministri i Drejtësi, Ylli Manjani, ka ironizuar kryeministrin Ei Ramën, duke e krahasuar me një bateri në degradim.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se “Perëndimi ia ka hequr të gjitha spinat ku karikohej, jo pak me thënë të drejtën. Me korrentin e Turkut dhe zyrën e OSBE nuk arrin të ndriçojë më as rrugën që ende e çon nga Surreli në zyrë e kthim”. 

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook

Është katandisur si bateri në degradim.

Perëndimi ia ka hequr të gjitha spinat ku karikohej, jo pak me thënë të drejtën. Me korrentin e Turkut dhe zyrën e OSBE nuk arrin të ndriçojë më as rrugën që ende e çon nga Surreli në zyrë e kthim…

Ai nuk ecën më, por rrokulliset e zvarritet me memorie e shqisa se sytë nuk u bëjnë më dritë. E kur errësohet shikimi llogjika trashet, arsyeja nevrikoset… Sigurisht që bëhet i rrezikshëm dhe dëmshëm për publikun. Njësoj si bateritë e degraduara…

Në cilindo servis ta çosh do të thonë duhet ndërruar kjo bateri se s’mban më…

Shkurt duhet bateri e re për motorrin qeverisës.

P.S. Po të ishte ende në shërbim Ambasadori Arvizu, me siguri do kishte thënë “qeveria e Shqipërisë është në kurs përplasje me SHBA”… Berisha nuk bëri asgjë për ti “merituar” këto fjalë asokohe, krahasuar me aktin e grisjes së marrëveshjes së 5 qershorit që Bateria e degraduar i bëri SHBA e BE…?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here