Kadilli: Trump doli fitues, e futi Biden në disa kurthe

0
134

Politikani Fatbardh Kadilli, i ftuar në Çim Peka LIVE, tha se është i mendimit se Donald Trump doli i fituar nga debati i mbrëmshëm mes Trump dhe Biden.

“Në thelb, për mua Trump dhe doli siç e njohim, me të njëjtën staturë, me të njëjtën thjeshtësi komunikimi.

Elita profesionale humbi, e provuan me Hillary Clinton, e katandisën një politikan profesionist si Biden të thotë: Qepe, kloun.

Këto janë shenja se establishmenti politik amerikan i viteve ’70 po të themi, nuk është në gjendje të prodhojë një politikan karriere.

Kështu ndodhi para 4 viteve, kështu ndodh tani.

Trump e shkundi sistemin dhe e bëri të vërtetën të vërtetë. Numrat janë numra dhe deklarimet janë deklarime,” tha ai.

“Trump e futi Biden në disa kurthe, ku ai nuk ishte në gjendje të mbante qëndrime,” tha Kadilli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here